KQZ: 40.55% dalja në zgjedhje

Pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur një konferencë ku ka njoftuar se dalja në këto zgjedhje është 40.55%, transmeton Klan Kosova.

Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka ka falënderuar qytetarët e Drenasit për siç ka thënë ajo frymën e lartë demokratike të treguar sot.

Ajo ka kërkuar që numërimi i votave të bëhet në bazë të gjitha procedurave në mënyrë që vullnet i qytetarëve të shkojë në vend.

Daka po ashtu ka treguar se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje karshi atyre paraprake të mbajtura në këtë komunë është më shumë se tetë përqind më e vogël.