Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: • 2 fileta pule • 2 lugë kos • 1 lugë mustardë • 1 thelb hudhër • 100 g galetë • 20 ml vaj ulliri • kripë • piper • trumzë • spec i kuq pluhur
PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 200 gradë C. Presim filetën e pulës në copa 4-5 cm me trashësi 1 cm dhe i vendosim në tas, ku shtojmë kosin, mustardën, hudhrën e shtypur, kripën, piperin, specin e kuq pluhur, trumzën dhe vajin e ullirit. I përziejmë me kujdes që marinimi të jetë i njëtrajtshëm. I kalojmë në galetë dhe i vendosim në tavë, ku kemi shtruar letër furre. I hedhim pak vaj ulliri sipër dhe i pjekim për 20 minuta. I shoqërojmë sipas dëshirës me salca ose sallatë.