Kostoja e shtyrjes së Olimpiadës “Tokio 2020” do të arrijë në 2.8 miliardë dollarë

Çmimi i shtyrjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020” për vitin e ardhshëm shkon në rreth 294 miliardë jen (2.8 miliardë dollarë), raportuan të premten media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kostot shtesë të gjeneruara nga shtyrja 12-mujore janë parashikuar në rreth 170 miliardë jen ndërsa kostot në lidhje me kundërmasat e koronavirusit janë vlerësuar të jenë më shumë se 90 miliardë jen”, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime nga mesi i organizatorëve të lojërave.

Kostoja totale do të ndahet midis kryeqytetit Tokio dhe qeverisë qendrore të Japonisë dhe do të duket se përfshin rreth 30 miliardë jen të kostove të paspecifikuara.

Olimpiada e Tokios duhej të zhvillohej në korrik të këtij viti përpara se të shtyhet për shkak të pandemisë, së bashku me ngjarjet dhe garat sportive në të gjithë botën.

Lojërat janë rivendosur për 23 korrik të vitit 2021 deri më 8 gusht ndërsa Lojërat Paraolimpike do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator.