Ballina Lajmet Kosovë Kosovë – Shqipëri, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar

Kosovë – Shqipëri, nis zbatimi i regjimit të lirë të trafikut ndërkufitar

Sot ka nisur regjimi i lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se në pikën kufitare të Morinës dhe Vermicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Rama.

Exit mobile version