Kosovë – Moldavi, mbyllet pjesa e parë, “Dardanët” në epërsi minimale

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjea ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë e cila po zhvillohet në Prishtinë.
Vendasit kanë shkuar në pushim me epërsinë e një goli të cilin e realizoi Lirim Kastrati pas gjysmë ore lojë.
Kosova po e mban kontrollin e lojës me posedimin e topit, por edhe Moldavia i kishte dy raste shumë të mira shënimi.
Kujtojmë se nga radhët e Kosovës u lëndua Amir Rrahmani dhe vendin e tij e mori Fidan Aliti.