Pas pak minutave Kosova do ta nisë ciklin eliminator për Kampionatin Botëror “Kina 2019″.
Përballë Kosovës do të jetë njëra nga kombëtaret më të forta në botë, ajo e Lituanisë.
Por Lituania ka ardhur pa lojtarët më të mirë, pasi NBA-ja dhe Euroliga nuk lejojnë lojtarët në këtë fazë të ndihmojnë përfaqësueset.
Befasuese është edhe prania e dhjetrave tifozëve lituanezë të cilët ndodhen në palestrën e e “Pallatit të Rinisë” në Prishtinë.