Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla ka thënë se personeli shëndetësorë vazhdon të jetë i rrezikuar nga pandemia.
Syla thotë për RTV Dukagjinin se deri ditën e djeshme në Kosovë janë të vet izoluar 121 personel shëndetësorë ndërsa 17 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Këto shifra janë vetëm për personelin në sektorin publik pa ditur për sektorin privat. Të infektuarit vijnë pothuajse nga të gjitha rrethet, por pjesa më e madhe janë nga QKUK”, tha ai, përcjell Telegrafi.