Ballina Lajmet Kosovë Kosovari me shtetësi zvicerane paditë bankat në Kosovë, thotë se ia bllokuan...

Kosovari me shtetësi zvicerane paditë bankat në Kosovë, thotë se ia bllokuan 150 mijë euro për 10 vjet

Muhamet Gashi nga Qyshku i Pejës, me nënshtetësi Zvicerane, pretendon se bankat në Kosovë padrejtësisht atij ia kanë bllokuar xhirollogaritë bankare për 10 vite.

Gashi nga Zona e Dukagjinit që jeton në Zvicër është kthyer në Kosovë me qëllim që të vendos drejtësi për siç thotë ai mbajtjen e afër 150 mijë eurove të bllokuara në bankën ProCredit Bank e Raiffeisen Bank.

Ai në një bisedë për ‘Indeksonline’ ka treguar se prej vitit 2009 nuk ka arritur të nxjerr asnjë cent nga llogaritë bankare, pavarësisht që si udhëheqës i restoranteve në Zvicër iu kanë nevojitur.

Gashi thotë se ka ardhur për të kompensuar dëmet e shkaktuara për dhjet vjet, jo vetëm biznesit te tij, por edhe reputacionit e tij në publik.

“Kjo është një padrejtësi që mu është bërë për 10 vjet. Nuk kam arritur të tërheq paratë e mia, që i kam fituar më punën time me ndjersë. Kjo pa asnjë shpjegim nga bankat e as nga Gjykata e Qarkut (viti 2009). Pa asnjë alternativë jam sjellë nëpër dy bankat e gjykatë, mirëpo pa përgjigje”, thotë ai, teksa rrëfen historinë e 2009-ës, kur i janë bllokuar paratë.

Në një dokument të cilin e ka siguruar Indeksonline nga Gashi, është vendimi i Gjykatës së Qarkut në vitin 2009.

Gjykata e Qarkut në atë kohë ka dhënë urdhër që personit në fjalë t’i konfiskohet përkohësisht llogaritë bankare me kërkesë të Autoriteteve Zvicerane, nën dyshimin se Gashi ka kryer veprat penale ‘Shantazhim’ e ‘Marrje e Kamatës’.

Exit mobile version