Një shqiptar ka sulmuar me thikë gruan e tij dhe më pas e ka djegur me acid në banesën e tyre.Ngjarja ndodhi në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të Forlì-s.37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane.Banesa ku ka ndodhur ngjarja Ishin fqinjët e çiftit ata që ndërhynë pasi dëgjuan britmat e gruas.
Ndonëse ata janë përpjekur të ndalojnë autorin, ai është larguar bashkë me dy fëmijët. Sipas hetuesve, deri tani dyshimet janë ngritur në pistën e xhelozisë, por po hetohet edhe mbi mundësinë e sherrit pas kërkesës së gruas për divorc. Kosovari rrezikon burg për akuzat e vrasjes në tentativë./Mesazhi/