Inxhinieri softuerik, Enis Hyseni, e ka krijuar vetë një pajisje teknologjike që konsideron se e zëvendëson miun dhe “joystick”-un në lojërat kompjuterike.
Pajisja e tij mund të sjellë revolucion në botën e këtyre lojërave, njofton Klan Kosova
Kontrolleri i tij është më i lehtë për t’u mbajtur dhe, sipas Hysenit, dhe e mbron shëndetin e atyre që qëndrojnë më gjatë të ulur para kompjuterit.
Ky kontroller që është ende në fazën fillestare, mund të lidhet edhe me tjera pajisje të mençura, përmes Bluetooth.
Hyseni shpreson që pasi ta modelojë atë krejtësisht, do ta lansojë në tregun botëror.