Kosovari golashënuesi më i mirë pas Ronaldos në garat e UEFA-s për 2017-n

Halim Selmanaj, lojtari i skuadrës së futsallit, Liburni nga Gjakova, është golashënuesi i dytë më i mirë në garat e UEFA-s për vitin 2017, me 21 gola në total.

I pari është ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili i ka shënuar 27 gola në total, 19 në Ligë të Kampionëve dhe 8 në kualifikime evropiane për Portugalinë, transmeton Express.

Selmanaj, 25-vjeçar, i ka shënuar 12 gola për Kupën e UEFA-s në Futsall për ekipin e tij, Liburnin, ndërsa 9 gola për Shqipërinë në kualifikimet për EURO 2018 në Futsall.

Më poshtë mund ta shihni listën e plotë.