Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ndeshet sot me Ukrainën në terren neutral në Lituani.
Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikimet për “EuroBasket 2017”.
Ekipi i selektorit Arben Krasniqi takohet me Ukrainën në terren neutral në Lituani me fillim nga ora 18:00.
Grupit i prin Sllovenia me tetë pikë, ndërsa Bullgaria ka pesë pikë dhe renditet në pozitën e tretë, përcjell “Lajmi.net”.
Dy vendet e para e sigurojnë kualifikimin për në Eurobasket 2017, kurse vendi i tretë e siguron ciklin e kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Kosova është e fundit me katër pikë.