Më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë sot për subjektin e tyre të preferuar, kandidatët për deputetë dhe tre pretendentët që garojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
Për herë të parë do të kenë mundësi që të votojnë edhe më shumë se 155 mijë votues të rinj.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se më shumë se 33 mijë persona që nuk jetojnë më, janë larguar nga listat e votuesve.
Në gjithë Kosovën, KQZ-ja do të hapë 889 qendra të votimit. Procesi i votimin në Kosovë do të monitorohet nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.