Kosova U19 sot nis aventurën e “Elite Round” – luan ndaj Austrisë

Kombëtarja e Kosovës U19 nga 18 marsi është duke qëndruar në Slloveni, ku po përgatitet për ndeshjet e fazës “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Europian 2024.

“Dardanët” sot nisin aventurën, pasi nga ora 16:00 luajnë ndaj Kombëtares së Austrisë, në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”, shkruan Indeksonline

Kosova bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia, kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.

Më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të nëjtin stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”. Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.