Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll ka ende gjasa për suksesin e madh historik, kualifikimin në Kampionatin Evropian të kësaj grupmoshe.
Kosova U19, të martën e luan ndeshjen e fundit në Grupin 1 të raundit elitar të kualifikimeve. Prej orës 12:00 përballet me Slloveninë, e cila është organizatore e ndeshjeve të grupit.
Kosova duhet ta mposht Slloveninë dhe të shpresoj që në duelin tjetër të grupit, Spanja mos të fitoj kundër Austrisë. Grupit i prinë Spanja me katër pikë, e ndjekur nga Kosova e Austria që kanë nga një pikë, ndërsa Sllovenia është e fundit me vetëm një pikë.
Sllovenia tashmë është eliminuar, ndërsa vetëm fituesi i grupit avancon në Evropianin që këtë vit mbahet në Irlandën e Veriut. Kosova U19 e nisi raundin elitar me fitore 1:0 ndaj Austrisë, përpara se të pësoj 2:1 nga Spanja.
Megjithatë, Kosova ka shpresa për kualifikim në Evropian nëse e mposht Slloveninë në njërën anë dhe në tjetrën Spanja barazon ose pëson humbje nga Austria.
Vetëm ky skenar do të bënte që Kosova U19 ta fitonte grupin dhe të siguronte kualifikimin në Evropian, turne ky që do të mbahet nga data 15 deri më 28 korrik.