Trajneri i Kombëtares U19 të Kosovës në futboll, Adil Maliqi të hënën pa publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë.
Maliqi në listën e tij ka përfshirë 23 lojtarë për këto dy përballje që do të luhen këtë javë, ka njoftuar FFK-ja të hënën. Në mesin e këtyre futbollistëve, trajneri Maliqi ka ftuar edhe shtatë lojtarë nga ekipet e Kosovës.
Brenda kësaj jave, Kosova U19 do t’i luaj dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë. Ndeshja e parë, luhet të enjten prej orës 18:00, ndërsa e dyta të shtunën nga ora 10:00. Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë.
Miqësoret mes Kosovës dhe Shqipërisë U19, pritet të jenë emocionuse dhe konkurruese, ka shkruar FFK-ja në faqen e saj zyrtare.