Kombëtarja e Kosovës U19 në futboll ka shënuar një fitore të madhe sot.
Dardanët e rinj triumfuan 3:4 ndaj Spanjës U19 në ndeshjen e dytë të fazës së parë të kualifikimeve për Europian.
Kosova e pa veten në disavantazh prej dy golave, megjithatë, arritën shpejt të përmbysnin rezultatin brenda pjesës së parë.
Spanja barazoi rezultatin me fillimin e pjesës së dytë, kurse krejt në fund dardanët shënuan përmes Elvir Gashijanit për fitoren e madhe
Kësisoj, Kosova tani ka tri pikë nga dy ndeshje dhe gjendet në vendin e dytë, tri pikë më pak se Austria që prin në tabelë