Kosova shumë shpejt do të bëhet edhe me tri amabsada të reja, por që për herë të parë do të mbulojnë gjeografi dhe shtete që janë të rëndësishme për nga pesha politike dhe shtrirja që do të mbulojnë.
Kështu për herë të parë Kosova hap ambasadë në kontinentin e Afrikës, saktësisht në Senegal, shtet që e ka njohur shumë herët Kosovën.
Tajlanda, do të jetë vendi i dytë që Kosova hap ambasadën ku në fokus ka të mbuloj disa shtete fqinje që ende nuk e kanë njohur Kosovën sikurse Malajzia.
Po ashtu, Kosova do të bëhet edhe me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka vlerësuar një hap të domosdoshëm hapjen e amabsadave të reja që do ti ndihmojnë edhe më shumë Kosovës në forcimin e sovranitetit të saj ndërkombëtar.
“Kosova së shpejti do të hap edhe tri ambasada të reja: Emirate, Tajlandë dhe Senegal. Në konsultim me Kryeministrin dhe pas dekreteve të nxjerra nga Presidenti i Kosovës, misionet e reja diplomatike të Kosovës do të hapen në vende që e kanë njohur dhe e kanë përkrahur për tërë këto vitet shtetndërtimin e Kosovës. Mbi të gjitha, është interes i Kosovës që të ketë misione të vogla diplomatike por me shtrirje të gjerë pasi janë shtete me peshë rajonale dhe me gjerë. Veçmas, po e hapim për herë të parë një ambasadë në kontinentin e Afrikës” ka shkruar Hoxhaj në Facebook.