Kosova synon fitoren ndaj Moldavisë, për t’i dhënë fund serisë me rezultate negative

Kombëtarja e Kosovës ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes me Moldavinë.

‘Dardanët’ të mërkurën në ‘Fadil Vokrri’ presin Moldavinë, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve.

Njoftimi i FFK-së:

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së fundit për këtë vit kundër Moldavisë, që luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Atmosfera në radhët e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist.