Ballina Lajmet Kosovë Kosova solidarizohet me Turqinë pas tërmeteve

Kosova solidarizohet me Turqinë pas tërmeteve

Në një këtë kuti të vendosur në Prizren, po mblidhen të hollat për t’i ndihmuar popullit turk pas tërmeteve të një pas njëshme.

E përveç parave kesh, aty Organizata “Esnaf” ka vendosur edhe xhirollogarinë bankare.

Sipas kryetarit të kësaj organizate, kjo është bërë për qëllim që të ndihmohen qytetarët që janë prekur nga tërmetet.

E të njëjtën gjë, po e bëjnë edhe Lidhja e Shoqatave Turke në Kosovë.

Ndërsa grupi i miqësisë Kosovë – Turqi kanë kërkuar leje që të mundësohet dhurimi i gjakut nga Kosova për në Turqi.

Deputeti Enis Kervan thotë se përveç mjeteve financiare ata kanë nevoje edhe për këtë gjë.

Në mëngjesin e gjashtë shkurtit, Turqia është goditur nga disa tërmete të njëpasnjëshme, ku deri në këtë periudhë, numri i viktimave ka arritur afër 5 mijë.

Exit mobile version