Ballina Lajmet Kosovë Kosova solidarizohet me Palestinën, sikurse palestinezët dikur me shqiptarët

Kosova solidarizohet me Palestinën, sikurse palestinezët dikur me shqiptarët

Gjatë luftës së fundit në Kosovë populli palestinez ishte solidarizuar me popullin shqiptar. Përmes disa protestave palestinezët në atë kohë kërkonin ndalimin e terrorit serb mbi shqiptarët.

E 22 vjet pas, kosovarët po e bëjnë të njëjtën gjë duke u soidarizuar me popullim palestinez, i cili po vazhdon të terrorizohet nga Izraeli.

Këtë të premte në Prishtinë u organizua një marsh paqësor në mbështetje të kauzës palestineze, duke dënuar ashpër fashizmin izraelit mbi popullatën civile në Rripin e Gazës.

Marshuesit, në dorë mbanin pankarta me mbishkrime si “Free Palestine” dhe “Kundër Fashizmit Izraelit”, shkruan lajmi.net.

Ata kanë vazhduar nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek ai “Skenderbeu”.

Aty janë dëgjuar thirrje si “Mos e prekni Gazën” dhe “Poshtë fashizmi i Izraelit”.

Kësaj proteste iu bashkëngjiten edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhlt e Lëvizjes Vetëvendosje./Mesazhi.com/

Exit mobile version