Gjatë luftës së fundit në Kosovë populli palestinez ishte solidarizuar me popullin shqiptar. Përmes disa protestave palestinezët në atë kohë kërkonin ndalimin e terrorit serb mbi shqiptarët.
E 22 vjet pas, kosovarët po e bëjnë të njëjtën gjë duke u soidarizuar me popullim palestinez, i cili po vazhdon të terrorizohet nga Izraeli.
Këtë të premte në Prishtinë u organizua një marsh paqësor në mbështetje të kauzës palestineze, duke dënuar ashpër fashizmin izraelit mbi popullatën civile në Rripin e Gazës.
Marshuesit, në dorë mbanin pankarta me mbishkrime si “Free Palestine” dhe “Kundër Fashizmit Izraelit”, shkruan lajmi.net.
Ata kanë vazhduar nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek ai “Skenderbeu”.
Aty janë dëgjuar thirrje si “Mos e prekni Gazën” dhe “Poshtë fashizmi i Izraelit”.
Kësaj proteste iu bashkëngjiten edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga radhlt e Lëvizjes Vetëvendosje./Mesazhi.com/