Ballina Lajmet Kosovë Kosova siguron bukën e motmotit

Kosova siguron bukën e motmotit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se sipas të dhënave nga tereni nga fushata e korrje-shirjeve, Kosova për herë të parë pasluftës siguron bukën për një periudhë një vjeçare.

Në një video të postuar në Facebook, ku ka njoftuar se do në Novolan të Vushtrrisë do nisin zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve, Peci ka thënë se kjo është arritur si rezultat i angazhimit të Qeverisë dhe punës së fermerëve.

“Të dhënat nga tereni tregojnë që fatbardhësisht, për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës ne sigurojmë bukën e motmotit. Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së Qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej Zotit. Ky është edhe një indikacion që më angazhim të sinqertë edhe më punë meritore, nuk ka objektiv që nuk arrihet”, ka thënë Peci.

Exit mobile version