Kosova ka humbur edhe tre vende në renditjen e re të FIFA-së, shkruan indeksonline.
Përfaqësuesja jonë tani renditet në pozitën e 180, duke mbetur prapa shteteve si Dominica, Sao Tome e Principe dhe St Lucia.
Në anën tjetër Shqipëria ka stagnuar në pozitën e 63, ashtu si ishte edhe muajin e kaluar.
Brazili ka rimarrë pozitën e parë, duke lënë mbrapa Gjermaninë, ndërsa një pozitë është ngritur edhe Zvicra, ndërsa Portugalia ka humbur dy pozita.