Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Kina 2019’.
Kosova është mposhtur në ndeshjen e xhiros së dytë nga Hungaria në udhëtim me rezultat 84:76.Kosova e nisi mirë takimin, duke qenë e barabartë me Hungarinë në çerekun e parë, e duke shkuar me një pikë epërsi në pushimin e pjesës së parë.
Krejt ndryshe ishte paraqitja në pjesën e dytë, me vendasit që përmbysën rezultatin.Dardan Berisha ishte lojtari më i dalluar te Kosova, me 22 pikë të shënuara.Ndeshja e radhës për Kosovën, do të jetë ajo kundër Polonisë.