Kosova përgatitet për Turqinë

FFK ka njoftuar se përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur sot seancën e dytë në Turqi, para ndeshjes ndaj këtij shteti në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Sipas njoftimit, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka aplikuar lojë për të forcuar mbrojtjen, por edhe kundërsulmet.

FFK njofton se interesimi i medieve turke është i madh, e në disa media pati edhe transmetim të drejtpërdrejtë.

Kosova luan ndaj Turqisë më 12 nëntor prej orës 18:00.