Xhudistet Kosovarë po vazhdojnë që të mahnitin botën me paraqitjet e tyre.
Në Grand Prix të Uzbekistanit, shteti më i ri i Evropës ka përfunduar garën në vendin e pare me katër medalje të fituara.
Kosovaret rrëmbyen tri vende të para dhe një të dytë duke lënë mbrapa shtetet më të mëdha të Botës.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka fituan medalje në Tashkent 2018.