Kosova përballët sonte me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) në udhëtim te Kombëtarja e Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të rumunëve në ndeshjen e xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Arena Nacionale” në Bukuresht, me fillim nga ora 20:45.

Për djelmoshat e Franco Fodas kjo ndeshje është shumë e vlefshme pasi vetëm fitorja do t’i mbante në garë për pozitën e parë në grup.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë shkaku i mungesave të mëdha si Milot Rashica, Leart Paqarada, Bersant Celina dhe Donat Rudhani.

Foda në konferencën për shtyp ka paralajmëruar ndryshime taktike në këtë takim.