Kosova parakalon mbi Lumin Sena në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar mbi Lumin Sena në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ekipi i Kosovës ishte i 99-ti me radhë në parakalim, pasi një gjë e tillë u bë sipas renditjes alfabetike.

Të parët që kaluan ishin grekët, në nderim të faktit se ishte Greqia, vendi i parë që ishin organizuar Lojërat Olimpike.

Kosova në “Paris 2024” do të përfaqësohet nga nëntë sportistë, ku dominojnë ata nga xhudo.