Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit.
Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile, kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Përmes një njoftimi në Facebook, ata kanë njoftuar se në Kosovë situata epidemiologjike me fruth është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike