Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror për nisjen e procedurave për hapjen e fabrikës së prodhimit të municio0nit dhe laboratorët për dizajnimin dhe zhvillimin e fluturakëve pa pilotë.
Kurti ka thënë se mbrojtja edhe forcimi i Ushtrisë së Kosovës ka qenë prioritet i qeverisë.
“Do të themelojmë Komisionin Ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave e negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakëve pa pilotë në Republikën e Kosovës. Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur sa kjo e jona, ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Andaj sot hedhim hapat tonë të parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë