Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës është ngjitur tri pozicione më lart në renditjen e FIFA-s.

Nga vendi 104 tani “Dardanët” janë pozicionuar në vendin e 101, pas dy fitoreve të fundit ndaj Lituanisë dhe Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tashmë, Kosova ka ngritjen më të lartë ndonjëherë në FIFA.

Fillimisht të përzgjedhurit e Fodas fituan 1-2 në Lituani, pastaj triumfuan edhe në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0 ndaj Qipros.

Kosova do të rikthehet për të luajtur në nëntor ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.

Sfoda e parë dhe vendimtare në muajin nëntor do të jetë ajo me Rumaninë në Bukuresht ku edhe pritet ta përcaktojë vendin e parë në Ligën C të Kombeve, grupi 2.