Kosova në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-së, pozita më e mirë

Shtëpia e futbollit botëror, FIFA, të enjten ka përditësuar renditjen e kombëtareve më të mira, teksa Kosova është ngjitur në pozitën e 99-të – më e larta që e ka pasur ndonjëherë që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Në ndeshjet e nëntorit, Kosova mposhti Lituaninë 1:0, ndërsa me Rumaninë humbi me rezultat zyrtar. Ngjitjen në Ligën B, “Dardanët” do ta kërkojnë në plejofin kundër Islandës, kur do të luajnë më 20 dhe 23 mars.

Shqipëria ndërkohë nuk ka lëvizur nga vendi i 65-të pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes nga Ukraina.

Në dhjetëshen e parë nuk ka pasur ndryshime.

Argjentina është e para, ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.