Përfaqësuesja U-16 në konkurrencën e femrave sot ka udhëtuar për në Gjibraltar, ku do të marr pjesë në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, që do të zhvillohet prej 25 deri më 30 korrik.
Përzgjedhësi i Kosovës U-16 (Femrat), Muhammed Thaci dhe ndihmëstrajnerja, Kimete Haliti e kanë dhënë maksimumin e tyre në këta dy muajt e fundit për t’I përgatitur vajzat tona në mënyrën më të mirë të mundshme.
Përfaqësuesja jonë bënë gara në Grupin A së bashku me Gjeorgjinë dhe Maltën.
Kosova ndeshjen e parë e luan të mërkurën kundër Gjeorgjisë me fillim nga ora 14:00.