Kosova në disavantazh ndaj Bjellorusisë

Ndonëse ka dominuar plotësisht në fushë, Kosova është në disavantazh pas pjesës së parë të ndeshjes me Bjellorusinë.

Në minutën e 43-të, Dmitriy Antilevskiy, shënoi supergol për epërsinë 1:0 të Bjellorusisë.

Kosova ka provuar kryesisht nga distanca, por pa konkretizuar. Provuan Mërgim Vojvoda, Florent Muslija e Zymer Bytyqi që megjithatë nuk realizuan. Ndërkohë Bjellorusia e konkretizoi në gol rastin e vetëm që e kishte.