Kosova dhe Turqia kanë ndarë pikët.
Në kuadër të kualifikueseve të vashave për Kampionatin Evropian, Kosova ka luajtur baras në udhëtim me Turqinë, shkruan lajmi.net
Ishte rezultati 0:0 që mbeti i pandryshuar për 90 minuta, përkundër insistimit nga të dyja palet.
Kosova u penalizua shumë nga ndërhyrja jo mirë e menduar e Sylës, e cila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35’.
Përkundër se ishin me një lojtare më pak, vashat tona arritën të mbajnë portën e paprekur, madje rrezikuan kundërshtaret në disa raste.
Me këtë barazim Kosova shkon në 10 pikë për pozitën e katërt, kurse Turqia merr pozitën e pestë me dy pikë të grumbulluara.