Ballina Sport Futboll Kosova mposhtet në miqësore nga Norvegjia

Kosova mposhtet në miqësore nga Norvegjia

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

“Dardanët” u mposhtën në ”Ullevaal Stadion”, në Oslo, me rezultat 3-0.

Të tre golat për kombëtaren e Norvegjisë i shënoi Erling Haaland, në minutat (15′; 70′ dhe 75′).

Ky ishte hat-tricu i tretë për sulmuesin e Manchester Cityt me kombëtaren.

Kjo është humbja e dytë e Kosovës nën drejtimin e Franco Fodas, pas asaj nga Hungaria në mars, krahas edhe fitores ndaj Armenisë./

Exit mobile version