Ballina Sport Basketboll Kosova mposht edhe Luksemburgun

Kosova mposht edhe Luksemburgun

Kosova ka hedhur një hap të rëndësishëm për të kaluar në raundin e parë të kualifikimeve për Botërorin 2023, pasi ka mposhtur Luksemburgun 84-80.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Centre National Sportif & Culturel d’Coque’, i takoi Kosovës që triumfoi falë një fundi dramatik.

Pjesa e parë përfundoi me një pikë epërsi në të mirë të Luksemburgut 45-44, pavarësisht se Kosova e lëshoi avantazhin në fund, shkruan lajmi.net.

Në çerekun e tretë, vendasit arritën të shkëputeshin deri në 13 pikë – por djemtë tanë nuk u dorëzuan asnjëherë dhe kësisoj arritën të triumfonin në fund me rezultat 84-80 falë edhe tre pikëshav deçiziv të Erjon Kastratit.

Basketbollisti më i dalluar te tanët ishte Drilon Hajrizi me 25 pikë, pasuar nga Erjon Kastrati me 19 sosh e Gëzim Morina me 13.

Kosova aktualisht renditet në vendin e parë të para-kualifikimeve të Botërorit 2023 në grupin B, duke arritur dy fitore nga po aq ndeshje. Ndeshja e radhës luhet ndaj Sllovakisë. 

Exit mobile version