Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjerash, ka shqyrtuar edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump.Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se kanë identifikuar veprimet kyçe për zbatimin e marrëveshjes.
“Duke u bazuar në këto marrëveshja ka identifikuar veprimet kryesore, duke qenë se për disa pika kanë qenë më herët. Pritjet nga dikasteret të merren të gjitha masat për zbatimin e këtij plani”, tha ai.
Ekzekutivi po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për përgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.