Përfaqësuesja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Kina 2019’.
Kjo u mësua sot në shortin që u hodh në Munich të Gjermanisë.
Kosova do të përballet me Hungarinë, Poloninë dhe Lituanin.
Kur Kosova mësoi kundërshtarët
Shorti i hedhur sot nuk i dha edhe kundërshtarë shumë të fortë Kosovës, pasi rrezikonte që të ishte në një grup me Spanjën, Malin e Zi dhe Slloveninë, por që në këtë grup shkoi Bjellorusia.
Kosova me fitoret në shtëpi ndaj Maqedonisë e Estonisë ka siguruar për vete gjashtë ndeshje shumë të forta, tri prej tyre në shtëpi.
Grupet
Ndeshjen e parë e luan në nëntor, ndërsa më pas luan edhe në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në qershor.
Ndeshjet me Poloninë do të jenë emocionale për kapitenin tonë Dardan Berisha, i cili më parë ka luajtur për këtë kombëtare.