Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët që do të përballet në edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Në shortin e tërhequr në Paris, është caktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit 2 të Ligës C, ku do të përballet me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë apo Gjibraltarin.

“Dardanët” do t’i luajnë katër ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve dhe synojnë promovimin në Ligën B. Dy ndeshje do t’i kenë në shtator, dy në tetor dhe dy në nëntor.

Ky është edicioni i katërt i Ligës së Kombeve, ndërsa Kosova për herën e tretë rresht do të paraqitet në Ligën C që është niveli i tretë i kësaj gare.