Ballina Lajmet Kosovë ​Kosova me shkallë të lartë të varfërisë

​Kosova me shkallë të lartë të varfërisë

Varfëria, mungesa e fuqizimit të sektorit prodhues, mospërkrahja e bizneseve, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vend, janë disa nga problemet që po ballafaqohet Kosova 25 vjet pas çlirimit.

Profesori universitar, Muhamet Sadiku derisa kërkon nga qeveria më shumë reforma në çështjet që ndikojnë në ekonominë, thotë se Kosova vazhdon për vite të tëra të përballet me probleme të njëjta.

Reklamë
ADVERTISEMENT
Sipas Sadikut, në vend mungon ndjesia për zhvillim social, i cili thotë, se Kosova vazhdon të ketë problemet e njëjta edhe në shëndetësi, arsim dhe në sektorë të tjerë.

“Kosova gjithnjë përballet me probleme të reja, të cilat i sjell zhvillimi, sidomos kjo ka ardhur në shprehje gjatë paraqitjes së krizës së madhe para tri viteve kur Kosova edhe pse është në Eurozonë është ballafaquar me inflacion të lartë dhe ky inflacion ka paraqit goditje të madhe për popullatën, sidomos për atë të varfër, popullatën që jetojnë në asistencë teknike dhe për pensionistët”,thekson Sadiku.

Derisa flet për ngecjet ekonomike, Sadiku rendit problemet që po ballafaqohet vendi në aspektin ekonomik, dhe shton se sfidë mbetet edhe bilanci tregtar negativ. Në këtë drejtim vlerëson se Kosova duhet të fuqizojë sektorin eksportues.

Ai mes tjerash, nënvizon se Kosova vazhdon të përballet me problemin e varfërisë, për çfarë thotë se shteti duhet të përmirësojë qeverisjen me rritje ekonomike.

“Kosova duhet të përmirësojë qeverisjen me rritje ekonomike dhe qeverisjen me zhvillim. Duhet të përjetojë tranzicionin e duhur, dhe të fuqizojë shtetin e vet ligjor, që do të reflektohet në jetën politike, ekonomike e sociale…Kosova vazhdon të përballet me problemin e varfërisë”,nënvizon Sadiku.

Në anën tjetër, ai thotë se shqetësuese mbetet edhe rënia e investimeve të huaja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon rritje ekonomike për Kosovën në 3.8 për qind në vitin 2024. Sipas FMN-së, kjo normë e rritjes në vitin 2023 ishte 3.3 për qind.

Exit mobile version