Reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e cila ishte paraparë që të përfundonte në pranverë, nuk pati interesimin e duhur, pasi u bojkotua nga ana e opozitës dhe në këtë formë nuk arriti të përfundohej.
Në kuadër të reformës se do të parashihej edhe diskutimi për sistemin zgjedhor, i cili momentalisht është në variantin e një e zone dhe jo të shumë zonave.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se e kanë përkrahur nismën nga fillimi, porse ka munguar përkrahja e nevojshme edhe nga subjektet e tjera politike.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, tha se iniciativa e Thaçit nuk ka qenë korrekte, pasi është iniciuar në një kohë kur partitë opozitare e kanë bojkotuar punën në Kuvend. Ajo tha se reforma zgjedhore kërkon kohë dhe studim të mirëfilltë, nga të gjitha subjektet në vend.
Analisti Mazllum Baraliu, ndarjen në zona e sheh si më adekuate. Thotë se në këtë mënyrë secili rajon do të kishte përfaqësuesin e tij dhe përfshirja do të ishte proporcionale.