Kosova luan ndaj Islandës në plejofin e Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me Islandën në plejofin e Ligës së Kombeve pas shortit të tërhequr të premten.

Kosova që doli e dyta në grupin C2 të ligës , do të luaj në plejof për t’u promovuar në Ligën B të kësaj gare.

Në anën tjetër, Islanda përfundoi e treta në Grupin B4 të Ligës B dhe lufton për të mbetur pjersë e kësaj lige, në të kundërtën do të garoj në Ligën C.

Ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve do të luhen në muajin mars të vitit të ardhshëm dhe me sistem vajtje – ardhje.

Kosova duelin e parë ndaj Islandës do ta luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përpara se ndeshjen e kthimit ta luaj në udhëtim.

Përballjet e plejofit të Ligës B dhe C të kësaj gare, do të luhen më datat 20 dhe 23 mars.

Islanda ishte prej kundërshtareve të para të Kosovës në gara kualifikuese pas pranimit në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Kosova me Islandën u përball dy herë në vitin 2017 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe në të dyja ndeshjet pësoi disfatë.