Ballina Lajmet Kosovë Kosova lëshon fletarrestim ndaj Millan Radoçiqit dhe 19 serbëve të tjerë për...

Kosova lëshon fletarrestim ndaj Millan Radoçiqit dhe 19 serbëve të tjerë për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë, për krime lufte kundër popullatës civile.

Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmuan për KosovaPress nga ky institucion.

Radoiçiq, si pjesë e një grupi serbësh, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë.

Millan Radoiçiq tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Radoiçiq – i kërkuar edhe nga INTERPOL-i, besohet se ndodhet i lirë në Serbi.

Exit mobile version