Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Islandës për të kaluar në Ligën B

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sot (e diel) ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kombeve.

Në sfidën e zhvilluar në Prishtinë të enjten mbrëma, Dardanët triumfuan me rezultat 2-1.

Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbecaj realizuan për Dardanët, derisa kapiteni Oskarson për Vikingët.

Sfida e sotme zhvillohet në Murcia të Spanjës me fillim nga ora 18:00.