Kosova ka veç edhe rreth 130 shtretër të lirë për pacientët me COVID-19

Situatë alarmante me numrin e të infektuarve me koronavirus është krijuar aktualisht në Kosovë.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, në konferencën për media të sotme bashkë me kryeministrin Hoti tha se Kosova ka në dispozicion 700 shtretër për pacientë, por që 570 prej tyre janë të zënë.

E nëse numri vazhdon të rritet, atëherë do të bëhet një riorganizim.

“Varësisht nga situata, do t’i destinojmë në hapësirat e caktuara”, tha ai.

Krasniqi tha se në bazë të riorganizimit të bërë nga institucionet kompetente, më shumë pacientë janë shpërndarë në spitale rajonale, dhe një numër më i vogël ka mbetur në QKUK.

Sidoqoftë, ai thotë se e kanë obligim ligjorqë t’u ofrohen shërbime edhe pacientëve të tjerë me probleme të tjera.

“Ne jemi të obliguar që të ofrojmë shërbime edhe për pacientët e tjerë”, tha Krasniqi.