Përkundër përpjekjeve të pandalshme të disa “misioneve e misionarëve” të kamufluar në emër të disa medieve, disa shërbimeve, disa analistëve, disa grupeve, disa gazetarëve etj, banorët e Kosovës me 93.49% janë me përkatësi islame.
Shqiptarët si popull përbëjnë kombin më të madh autokton në Evropë me shumicë myslimane. Nacionalitetin na e fali Zoti i botëve, kurse përzgjedhjen e besimit e bëmë vet, e cila konsiderohet mëshirë prej Tij.
Me këtë rast, u vërtetua edhe fakti se sa e ulët është përqindja e pakicës serbe në Kosovë me vetëm 2.31%, kurse shqiptarët me 91.76%.
Ne shqiptarët krenohemi dhe rrugëtojmë së bashku me të dy identitetet tona; kombëtare dhe fetare, si dhe ruajmë e kultivojmë tolerancën vëllazërore me bashkëkombasit tanë të besimeve të tjera. Gjithashtu, respektojmë komunitet pakicë, të cilat janë pjesë e rëndësishme e shtetit tonë. Kurse, pakica serbe me vetëm 2.31%, e cila gëzon të drejta përtej çdo niveli botëror, ende ëndërron Serbinë koĺonizuese mbi Kosovën. Kjo ëndërr e tyre nuk do të realizohet kurrë, sado që ta shohin atë në gjumë, apo edhe duke qenë me sy të hapur, ndonëse të zgurdulluar.
Lidhur me çështjet e tilla, Zoti i Madhëruar dëshmoi dhe garantoi:
“Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojët (veprat) e tyre, por Allahu e përsos (triumfon) dritën (fenë) e Vet, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët”
(Kuran, Es Saff:
Prof. Adnan Simnica