Kosova humb nga Kroacia, por me dinjitet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Kroacia në “Maksmir”, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kombëtarja e Kroacisë pati një duel të vështirë kundër djelmoshave kosovar, pasi arritën të fitonin me rezultat minimal 1 me 0.

Golin e vetëm e shënoi mbrojtësi D. Vida në minutën e 74-të.

Me këtë fitore Kroacia ngritët në pozitën e parë me 16 pikë, ndërsa Kosova mbetët në të fundit me vetëm një pikë.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë kundër Finlandës në “Loro Borici” të Shkodrës, kurse për Kroacinë kundër Turqisë.