Kosova hap ambasadën në Kolumbi

Kosova sot do të hapë për herë të parë ambasadën në Kolumbi. Lajmin e ka dhënë kryediplomatja, Donika Gërvalla.

Në lajm thuhet se presidentja Vjosa Osmani do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës, duke i marrë asaj ekskluzivitetin e ngjarjes.

“Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore.
Ndihem shumë e nderuar që presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës.
Hapja e ambasadës sonë në Kolumbi shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë tonë për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës” shkruan Gërvalla në njoftim.